Vjeshta në juglindje, Korça bën bashkë 20 piktorë nga e gjithë bota

210

Ditët e Mios bënë bashkë në Korçë 20 piktorë nga e gjithë bota. Për ditë me radhë ata hodhën në telajo, ngjyrat dhe pesazhet e juglindjes në Vjeshtë.

Këto pejsazhe tregojnë Vjeshtën në Korçë.

Janë punimet e 20 artistëve pjesëmarrës në edicionin e 11 të Kolonisë Ndërkombëtare  të artistëve figurativë  ‘Ditët e Mios’.

Pamje nga qyteti apo fshatrat e njihur për historinë e bukuritë natyrore.

Peisazhet nga Korça dhe rrethinat e saj gjithmonë kanë shërbyer si frymëzim për mjeshtrat e telajos.

“Që ky qytet është kryeqyteti i kulturës shqiptare, jam i sigurt që të gjithë ju do të donit të ktheheshit përsëri”, tha një piktor.

Aktiviteti synon jo vetëm vendosjen e urave të komunikimit mes artistëve, por sidomos promovimin e vlerave të qytetit.

Gjithcka për të kujtuar e nderuar Vangjush Mion.