VKM/ Krijohet regjistri shtetëror i mësuesve të gjuhës shqipe për nxënësit në Diasporë

183

Miratohet krijimi i regjistrit shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe dhe certifikata për nxënësit në Diasporë.

Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën për krijimin e regjistrit shtetëror të mësuesve të gjuhësh shqipe në bazë të të cilit ministria përgjegjëse për arsimin krijon regjistrin shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë.

Ky regjistër do të përmbajë listën e mësuesve të cilët kanë të drejtë të japin mësim për programin e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë.

Gjithashtu aty do të pasqyrohen të dhënat e mësuesve në Diasporë të cilat do të bëhen pas vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur nga ana e tyre, në ministrinë përgjegjëse.