Vlerat shëndetësore të manave të bardha për diabetin dhe artritin

104

Mani më shumë njihet për frutin e tij meshije të veçantë, dhe që është tani kudo nëpër tregje. Por në mjekësinë alternative manit i përdoren edhe gjethet, lëkura e pemës dhe sigurisht fruti.

Përfitimet janë të shumtë duke nisur nga kontrolli i diabetit e deri tek ai i kolesterolit.

Këto veçori mani i ka falë një substance që ka efektet e antioksidantëve, antokianina. Kjo substancë gjendet tek të gjitha frutat e pyllit si boronicat, mjedrat dhe thanat.

Përdorimet e Manit të bardhë

Në mjekësinë bimore mani i bardhë përdoret për të trajtuar këto probleme apo shqetësime shëndetësore:

Ankthi, Artriti, Kapsllëku, Kolla, Tensioni i lartë, Kolesteroli i lartë, Diabeti dhe Sistemi imunitar.

Diabeti

Studime të shumta vëzhguan se konsumimi i manit të bardhë në formën e frutit arrinte të ulte nivelin e sheqerit në gjak.

Pasi përmes enzimave që gjenden tek ky frut, organizmi nuk përthith niseshtenë që gjendet apo përdoret për përgatitjen e disa ushqimeve.

Kolesteroli

Ndërkohë përsa i përket kolesterolit, nëse konsumohet mani i bardhë për një periudhë nga 4-8 javë, do të vihet re një ulje e kolesterolit dhe e triglicerideve në gjak.