Vlonjati që ka 280 dele e dhi: Kam punësuar vetën dhe familjen, më siguron të ardhura

275

Investimi në blegtori po shndërrohet në përparësi për shumë banorë të zonave rurale të cilët po shtojnë tufat dhe angazhojnë forca të reja në punë.

Në Akërni të Vlorës, vizitoi Erdinand Hoxha, blegtor prej shumë vitesh në këtë zonë, ka ngritur një fermë që i siguron të ardhura të bollshme për familjen.

Në tufën e tij prej 280 krerë ka dele dhe dhi. Që pas viteve ’90 është i angazhuar në këtë blegtori. Ai tregon se falë këtij zanati ka punësuar veten dhe familjen. Ndërsa qumështin e shet i sigurt në baxho.

Erdinandi e quan blegtorinë një vlerë e cila nuk duhet humbur. “Është një punë që të fal kënaqësi pavarësisht lodhjes”.

Investimi në blegtori përbën përparësi për shumë banorë të zonave rurale, të cilët e
shohin atë si gjeneruese të të ardhurave. Blegtoria ka gjithashtu rëndësi tradicionale
dhe kulturore. Ekspertët e fushës vlerësojnë se, racat autoktone dhe varietetet tradicionale përbëjnë një trashëgimi gjenetike të rëndësishme dhe të vlefshme.