Vlora çel sezonin turistik

15

Qyteti bregdetar i Vlorës, i cilësuar si ‘perla’ e Rivierës shqiptare, çeli sot sezonin e ri turistik me një sërë aktivitetesh.

Vlora ka atraksione arkeologjike dhe fshatrat përreth që ofrojnë mjedise shumë tërheqëse.

Vlora është një nga destinacionet kryesore dhe ka pritshmëri shumë më të larta këtë vit. Pritet që sfida të jetë edhe më e madhe. Ka pasur aktivitete edhe në datat 7-8.

Fokusi kryesor është që të kemi një siguri absolute për të gjithë të huajt që zgjedhin Vlorën si destinacion të pushimeve të tyre.

Shifrat pritet të shkojnë në 13-14 milionë turistë, patjetër që Vlora ka rëndësinë e saj. Në Vlorë po bëhet një projekt 18 milionë euro për instalimin e ujit të pijshëm, por gjatë sezonit patjetër punimet do të ndalohen.

/ata.gov.al