Vlorë, fondacioni “Lorik Cana 5” projekte për kënde sportive në kopshte publike

117

Bashkia e Vlorës në bashkëpunim me fondacionin “Lorik Cana 5”, do të nisë së shpejti zbatimin e projektit për ndërtimin e infrastrukturës sportive në kopshtet publike, me synim masivizimin e pjesëmarrjes në sport për një jetë më të shëndetshme.

Fillimisht do të jetë një kopsht në qytetin e Vlorës që do të përfitojë.

Ky është një projekt afatgjatë që do të shtrihet edhe në kopshtet e tjera publike, ku krahas infrastrukturës, një vëmendje do t’i kushtohet edhe zbatimit të programit të duhur didaktik dhe pedagogjik.