Vlorë, sistem ndriçimi në rrugën e Pyllit të Sodës

131

Përfundon puna edhe për sistemin e ndriçimit në rrugën e Pyllit të Sodës.

Ndriçimi përgjatë të gjithë rrugës është i tipit LED dhe shtyllat janë unifikuar me pjesën tjetër të Vlorës duke krijuar një lidhje qytetit me këtë hapësirë të re urbane dhe turistike.

Projekti për rikonstruksionin e rrugës së Pyllit të Sodës zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit “Punët në Komunitet IV- Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonës Bregdetare” që financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës për Zhvillim (CEB).