Qendra CRCD organizoi trajnimin ” Vëzhguesit civil të shëndetit mjedisor urban” me pjesëmarrjen e 25 të rinjve nga Universiteti “Ismail Qemali”, shkolla të ndryshme të qytetit të Vlorës si dhe vullnetar dhe aktivistë të mjedisit.
Qëllimi i aktivitetit ishte trajnimi i të rinjve vullnetarë, sesi të vëzhgojnë situatën dhe të raportojnë drejtë për problematikat mjedisore.
Objekt i trajnimit ishte njohja me paketën ligjore për Mbrojtjen e Mjedisit, Ligjin e Informimit si dhe Ligji për Konsultimin Publik, si mjetet kryesore që fuqizojnë çdo qytetar me të drejtën për të qënë të informuar dhe të përfshirë në proçeset vendimarrëse që kanë ndikim në mjedis.
Gjatë trajnimit të rinjtë, mësuan në koncept legjislacionin horizontal, u njohën me institucionet përgjegjëse ne nivel vendor si dhe të drejtat e tyre mjedisore duke sqaruar hap pas hapi të dy ligjet bazë që garantojnë këto të drejta.
Një nga paketat e trajnimit ishte dhe faza ushtrimore me raste problemore, ku të rinjtë me shembuj nga problematika të ndryshme të qytetit të Vlorës mbi tematikat, u informuan mbi shkrimin e një kërkese drejtuar institucioneve të ndryshme për marrjen e informacionit apo dhe mënyrat e ankimimit në raste refuzimi, pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit.
Në fund të trajnimit, të rinjtë u angazhuan të merrnin si detyrë për të monitoruar rastet që përbëjnë shkelje penale apo ato shkelje që cënojnë interesat publike mjedisore si ndikim i projekteve të investimeve publike ose private për ti publikuar edhe në portalin “Mjedisi i Qytetarëve”.
Qendra CRCD e zhvilloi këtë trajnim trajnim në kuadër të projektit “Aktivizohu, Merr pjesë dhe Përshihu për një Mjedis të Shëndetshëm”.