Volkswagen i afrohet “fronit”, por…./ Zbulohet “makina e preferuar e shqiptarëve” për 2022

5

Mercedez-Benz vijon të mbajë titullin “makina e preferuar e shqiptarëve” për të disatin vit radhazi.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të transportit Rrugor (DPSHTRR), nga 59 910 mjete të regjistruara për herë të parë në Shqipëri, për vitin 2022, 12 703 prej tyre janë të markës Mercedes-Benz.

Ndërkohë janë regjistruar për herë të parë në vitin 2022, 11 942 Volkswagen dhe 4 755 Audi.

Markat e tjera që pasojnë treshen kryesuese, janë Ford me 3 791 mjete të regjistruara për herë të parë, Toyota me 3 637 mjete dhe BMW me 1 995 mjete.