”Volpone” çel sezonin artistik në teatrin “Skampa”

152

Komedia brilante ”Volpone” vjen premierë në teatrin “Skampa” në qytetin e Elbasanit. Kjo premierë teatrore, hap dhe sezonin artistik të shfaqjeve në teatër.

Regjisori Adonis Flipi me një kastë aktorësh të njohur, por dhe emra të rinj sjell premierë veprën nga Ben Johnson. Kjo vepër ka bërë bashkë jo vetëm aktorët e trupës së teatrit të Elbasanit, por dhe artistë të tjerë.

Në role janë aktorët teatrit të Elbasanit si Mario Elezi, Ilirda Bejleri, Antoneta Doka, por dhe aktorë të tjerë që sipas regjisorit veshin shumë mirë kostumin e shfaqjes si Helidon Fino, Ligoraq Ruiza, Xhuliano Briskaj, Muharrem Hoxha, etj.

Vepra trajton depersonalizimin e njerëzve nga lakmia. Dëshira për t’u pasuruar lehtësisht grabitqarët i shndërron në pre. Është dramë, satirë, komedi, pra ndërthurje zhanresh, si vetë jeta.

Premiera vjen për publikun në datat 12-13-14 tetor,në orën 19:00 në Teatrin Skampa Elbasan.