Voskopoja dhe Dardha ju ftojnë për ski dhe një gotë verë pranë oxhakut

336

Reshjet e dëborës rikthejnë atmosferën reale të dimrit në rajonin juglindor të Korçës, duke ofruar një paketë interesante për këtë fundjavë.

Pas një ndërprerje disa ditore të këtyre reshjeve, dëbora është rikthyer në kushtet e një moti me temperatura të ulta. Reshjet e dëborës nisën të bien në orët e mbrëmjes, por nuk zgjatën edhe për shkak të ftohtit.

Reshjet kanë qënë më të dendura në fshatrat e Dardhës, Voskopojës, Vithkuqit dhe atyre të zonës së Mokrës në Pogradec.

Reshjet janë edhe një ftesë për të kaluar fundjavën në këto fshatra turistikë

Të bërit ski, apo një gotë verë pranë oxhakut, janë ideale për të kaluar fundjavën