Vuante nga zemra, mjekët e “Koço Gliozheni” bëjnë mrekullinë, i shpëtojnë jetën nënës dhe bebes

68

Një mrekulli kanë bërë mjekët e Maternitetit “Koço Gliozheni”, të cilët në bashkëpunim me ekipin e Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë të QSUT kanë kryer një ndërhyrje të vështirë dhe i kanë shpëtuar jetën nënës së re dhe bebes së saj.

Nëna e re, Grasjela ishte diagnostikuar me sëmundje kongenitale në zemër dhe një defekt intervertikular, i cili është korigjuar 20 vite më parë nga ekipi i Kardiokirurgjisë në QSUT, me diagnozë hipertension pulmonar residual. Sëmundja e nënës e kishte të kundërindikuar shtatzëninë, pasi rrezikonte në mënyre serioze jetën e saj.

Rasti ishte shumë i vështirë, por ndërjyrja delikate e realizuar nga ekipi në Maternitetin “Koço Gliozheni” bënë që gjithçka të shkonte mirë dhe sot, 24-vjeçarja është kthyer me fëmijën e saj në shtëpi.

I shpëtohet jeta foshnjes dhe nënës së re, e cila vuante nga probleme të rënda kardiake, pas një operacioni të vështirë, realizuar nga mjekët e Maternitetit “Koço Gliozheni”, në bashkëpunim me ekipin e Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë të QSUT-së

Grasjela ishte diagnostikuar hershëm me sëmundje kongenitale në zemër dhe një defekt intervertikular, i cili është korigjuar 20 vite më parë nga ekipi i Kardiokirurgjisë në QSUT, me diagnozë hipertension pulmonar residual. Sëmundja e nënës e kishte të kundërindikuar shtatzëninë, pasi rrezikonte në mënyre serioze jetën e saj.

Siç shprehen mjekët, rasti ishte shumë i vështirë, por ndërjyrja delikate e realizuar nga ekipi multidisiplinar dhe ndjekja e kujdesshme e të porsalindurit në Maternitetin “Koço Gliozheni” dhe të nënës së re më pas, në Shërbimin e Kardiologjisë, kanë shkuar mirë dhe sot, 24-vjeçarja është kthyer me fëmijën e saj në shtëpi

Urime Prof.Asc. Saimir Kuçi, Prof.Asc. Alfred Ibrahimi, Dr.Astrit Ceka, Dr.Vezir Tena, Dr. Ervis Vata, Dr.Genci Hyska, Dr.Nordjan Xhindi, Dr.Marjana Naçi, Dr.Guriel Nasto dhe infermieret Elona Llupo, Ediola Meçe, Vjollca Seitaj.

/lajmifundit.al