“Washington Post” promovon Shqipërinë: Mikpritje, traditë, plazhe magjepse dhe çmime të lira

124

Prestigjiozja amerikane “Washington Post” ka publikuar një artikull për turizmin në Shqipëri ku  evidentohen jo vetëm bukuritë natyrore të vendit por edhe pasuria folklorike e mbi të gjitha çmimet e ulëta.

Autorja Mary Winston Nicklin bën një përshkrim të rrugëtimit të saj në Shqipëri duke evidentuar panoramën mbresëlënëse që ofrojnë rrugët e vendit por gjithashtu duke vlerësuar legjendat e shumta  dhe elementet historike që ofrohen. Ndërsa rrugëton në plazhet e jugut, zonën e Butrintit apo Beratit, autorja thekson mikpritjen e shqiptarëve si një element që i ka bërë përshtypje. E sa i përket kostove, ajo bën krahasimet me Greqinë ku diferenca në çmim është e konsiderueshme.

“Ndërsa një drekë për dy persona në Korfuzin e afërt, një destinacion popullor i Greqisë, mund të kushtonte lehtësisht 60 dolarë,në Shqipëri darka na kushtoi më pak se 20 dollarë” shkruan ajo.

Artikulli original: https://www.washingtonpost.com/lifestyle/travel/in-albania-age-old-traditions-and-mediterranean-beaches-on-the-cheap/2019/01/10/9a744ca2-0d1e-11e9-831f-3aa2c2be4cbd_story.html?utm_term=.3d03fbec9e5d