Whatsapp vjen me opsionin e ‘vetë-shkatërrimit’ të mesazheve

45

Aplikacioni më i njohur i smartphonëve do të ketë së shpejti funksionin e ri të vetë-shkatërrimit të mesazheve. Pas Facebook Messenger, Telegram dhe Snapchat, edhe ‘chat-i’ i kompanisë së Zuckerberg do të shtoj këtë risi në përmbajtjen e saj sikurse ndodhte në filmat e 007. Sipas faqes WABetaInfo, ky proces ishte i pranishëm në versionin e testit të aplikacionit dhe prandaj mund të bëhet shumë shpejt prezent nëpër telefonat në mbarë botën.

Konkretisht do të jetë e mundur të dërgoni mesazhe dhe të vendosni gjithashtu se për sa kohë dëshironi që ti fshini ato. Falë një kohë-matësi ju mund të zgjidhni nëse do t’i ‘shkatërroni’ ato brenda 5 sekondave ose një ore: pasi të mbarojë koha, ato do të zhduken pa gjurmë madje edhe midis mesazheve të fshira. Për momentin, megjithatë, funksioni është krijuar vetëm për biseda në grup dhe duhet të aktivizohet nga administratori. Kjo vjen si një mundësi edhe për të lehtësuar memorien e telefonit tuaj i cili mbingarkohet nga bisedat e shumta sidomos ato në grup të cilat zënë shumë vend.