Wizz Air nis fluturimet direkte nga Tirana me një tjetër qytet në Danimarkë

20

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” bën të ditur se kompania e fluturimeve Wizz Air nisi fluturimet direkte drej Billund, Danimarkë. Fluturimet kryhen dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të diel.

Billund njihet si vendlindja e tullave “Lego” dhe parku tematik “Legoland Billund” është atraksioni më i madh i këtij vendi. Pranë gjendet edhe Lalandia në parkun ujor Billund, ku ka një akuadrom tropikal.

Gjithashtu në Billund mund të vizitohet edhe Kongernes Jelling.