“World Masters Championships”, shqiptari në 5 më të mirët e botës

224

Gëzim Dimnaku është sportisti shqiptar që ka nderuar  dy flamuj, atë shqiptar dhe atë kanadez njëkohësisht.

Këtë herë ishte Kampionati Botëror i cili e bëri pjesë të 5 më të mirë në kërcimin 3-hapësh. “World Masters Championships” i mbajtur në Malaga të Spanjës i dha mundësinë shqiptarit t’i qëndronte suksesit. Ky kampionat zhvillohet 1 herë në 3 vjet ku marrin pjesë atletët më të mirë nga e gjithë bota .

Pasi u kualifikua për finale, nga 73 atletë vetëm 8 prej tyre garuan për kampionat.

Ai ishte vetëm 1 cm larg nga vendi i 4-t, por prapë rezultati duket premtues në kualifikimin e 5-n më të mirë të botës.