Xhudisti shqiptar shpallet Kampion i Ballkanit për të rritur

315

Indrit Çullhaj është shpallur Kampion i Ballkanit në xhudo për të rritur.

Çullhaj ka marrë pjesë në kampionatin e xhudos që është zhvilluar në Maqedoni. Xhudisti shqiptar stërvitet prej kohësh nga trajneri Driton Kuka nga Kosova, i cili gjithashtu është dhe trajneri i Majlinda Kelmendit.

Lajmin për arritjen e këtij suksesi e ka dhënë vet sportisti i talentuar shqiptar, ku nëpërmjet një postimi në facebook shpreh dhe falënderimet për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.

Ky është suksesi i radhës për xhudistin e talentuar shqiptar, që një vit më parë në të njëjtën garë arriti të shpallej nënkampion e këtë vit të marrë medaljen e arit.

Indrit Çullhaj është i vetmi xhudist shqiptar për momentin, që në garat ndërkombëtare ka arritur të përfaqësojë vendin tonë dhe të renditet në vendet e para.