Xhudistja Loriana Kuka është kampione evropiane U23, pas triumfit në finale ndaj gjermanes Christina Faber në të dielën Hungari
Kuka e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos për moshataret e saj U23, që është duke u zhvilluar këtë fundjavë në Hungari.
Kosovarja u stolis me medalje të artë në kategorinë -78 kilogramë, pasi e mundi xhudisten nga Gjermania, Christina Faber.