Xhudistja shqiptare zë vendin e parë në listën botërore për vitin 2020

15

Xhudistja shqiptare nga Kosova Distria Krasniqi vijon sukseset ndërkombëtare.

Krasniqi ka zënë vendin e parë në ranglistën botërore për vitin 2020.

Lajmi është publikuar në portalin “Europian Judo Unionin”, si dhe nga trajneri Driton Kuka, në llogarinë e tij zyrtare duke shkruar se Distria Krasniqi përfundon vitin 2020 si e para në ranglistën botërore.

Distria në kategorinë 48 kilogram ka pasur paraqitje mjaft të mirë në garat e fundit të mbajtura në Budapest, kurse betejave do t’u rikthehet në janarin e vitit të ardhshëm.