Ylli shqiptar i skenave të botës, Ermonela Jaho merr ‘çmimin e muzikes vokale për 2021’

22
Ylli shqiptar i skenave të botës, Ermonela Jaho është nderuar me çmimin e muzikes vokale për vitin 2021, nga International Classical Music Awards.  Ermonela Jaho triumfoi me albumin “Anima Rara” në bashkëpunim me “Orquestra de la Comunitat Valenciana” nen drejtimin e Andrea Battistonit dhe “Opera Raran”. Albumi përfshin vepra nga: Catalani – Giordano – Leoncavallo – Mascagni – Massenet – Puccini
Ja si përshkruhet sopranoja e njohur në motivacionin e vlerësimit:
“Sopranoja e mrekullueshme shqiptare Ermonela Jaho përcjell një dramë artistike madhështore. Karizma dhe aftësia e saj për të të ngjethur mishtë dhe simpatia emocionale tek e dëgjon e vecon këndimin e saj të jashtëzakonshëm që përfton prej timbrit shumë karakteristik dhe të dallueshëm. Zëri i saj përherë i ngrohtë dhe i fuqishëm është i projektuar përgjatë gjithë spektrit të rregistrave të sopranos dhe është në gjendje te përcjellë të gjithë dinamikën dhe nuancat plot ngjyra që kërkohen”.
Jaho ka njoftuar ndjekesit e saj se albumi ‘Anima Rara’ ka fituar çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale nga ICMA (Cmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike).
“Jam shumë e lumtur t’iu lajmëroj se albumi ‘Anima Rara’ ka fituar cmimin e parë në kategorinë e muzikes vokale nga ICMA (Cmimet Nderkombëtare të Muzikës Klasike). Dua të falenderoj ICMA për nderimin dhe gjithashtu të shpreh vleresimin tim ndaj ekipit të Opera Rara dhe kolegëve të mrekullueshëm që bashkëpunuan me mua për të sjellë në jetë këtë muzikë të mrekullueshme. Kemi kuptuar përgjatë kësaj kohe sesa na nevojitet Arti dhe sa e veshtirë është që të krijohet. Ju falenderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Ju dua të gjithëve…”, përfundon mesazhin sopranoja e shquar.