YouTube, 25 milionë dollarë kundër lajmeve të rreme

176

Kompania YouTube do të investojë 25 milionë dollarë kundër lajmeve të rremë përpara zgjedhjeve në mes të mandatit në SHBA në muajin nëntor.

“Qëllimi është t’u japim më shumë vlerë videove të reja ” autoritare” për të siguruar që përdoruesit të kenë akses në informacione me cilësi të lartë”, theksoi Neal Mohan, Menaxher i Produktit të YouTube.

Duke i dhënë më shumë peshë videove “autoritare”, YouTube synon të mënjanojë teoritë konspirative duke u ofruar për përdoruesit mjete që t’i marrin vetë vendimet e tyre.