YouTube tenton në televizion

239

Në SHBA është lançuar shërbimi “YouTube TV”, një shërbim online dhe on demand prej 35 dollarësh.

Abonentët do të kenë akses në 40 kanale, mes të cilave USA, FX, Freeform, ESPN, Fox Sports dhe NBC Sports. Gjithashtu mund të shtojnë showtime dhe kanale për futbollin duke paguar një komision shtesë.

“Nuk ka dyshim që brezi i mijëvjeçarëve pëlqejnë përmbajtjet televizive, por nuk e duan në mënyrën tradicionale”, thotë Susa Wojcicki, administratorja e deleguar e YouTube.

YouTube TV bazohet në internet dhe jo kabllo dhe satelit, dhe është i aksesueshëm nga  çdo pajisje. Gjithashtu të abonuarit mund të regjistrojnë çfarëdo lloj programi që dëshirojnë.

Tentativa për në televizion ndjek rekordin e ri të YouTube që ka kaluar një miliardë orë video të para në ditë, rreth 10 herë më shumë se në 2012.

Burimi: Top Channel