“Za Fest” rikthehet në Theth, artistë shqiptarë e të huaj koncert në perlën e Shqipërisë

53

Është e vërtetë që arti flet në çdo gjuhë, po aq sa arti sensibilizon.

Për të tretin vit, “Za Fest”, do të shkoje serish në perlën e Shqipërisë, në Theth, për ta rizgjuar e për ta shndërruar në nje pikë takimi të kulturave të ndryshme .

Për këtë vit,veç emrave të njohur të artsistëve shqiptarë si Elina Duni dhe Arben Bajraktaraj, festës do t’i bashkohen edhe të huaj.

Në datat 2-3 dhe 4 gusht veç muzikes, në “Za Fest” do të ketë dhe aktivitete të tjera si hiking, joga, panair kulinarie, kinema verore, tregime & legjenda e biseda të hapura.