“Zabel”, vepra artistike që zbukuron rrethrrotullimin e Koplikut

0

Vepra artistike “Zabel” me autor skulptorin Sadik Spahija tashmë ka jetësuar rrethrrotullimin në daljen e Koplikut.

Kjo skulpturë poetike merr përsipër të interpretojë dhe të shkrijë natyrën me metalin, drurin dhe gjelbërimin duke lënë një shije të mirë për të gjithë udhëtarët që përshkojnë këtë aks kombëtar i cili po pasurohet me vepra të tilla arti.

“Zabel”, është shpallur si një prej veprave fituese të Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësira Publike”, koordinuar nga Ministria e Kulturës, në mbështetje të artistëve të skenës së pavarur.

Në Konkursin Ndërkombëtar “Art në Hapësira Publike” u paraqitën 132 propozime të krijuesve nga vende të ndryshme të botës.

“Art në Hapësira Publike” është një nismë shumëplanëshe, për të cilën qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej rreth 200 milionë lekësh.

Ministrja Margariti ka deklaruar se veprat e artit do të vendosen në hapësirat e përcaktuara në Malësinë e Madhe, Tiranë, Divjakë e Kavajë.

Janë identifikuar 18 hapësira publike (1 institucion publik – spital), 12 rrethrrotullime, 4 mbikalime, 1 nyje infrastrukturore).

/ata.gov.al