Zanfina, shkencëtarja shqiptare, histori suksesi në Australi

42

Zanfina Ademi është shqiptarja që mban titullin ‘Profesor i Asociuar’, është e angazhuar si kërkuese shkencore në Epidemiologji dhe Mjekësinë Parandaluese në Universitetin e Melburnit në Australi.

Që prej vitit 2012 ajo është e angazhuar në punë kërkimore shkencore në këtë fushë të diagnostikimit të hershëm të kolesterolit të keq. Kërkimi që Ademi ka kryer nxjerr në pah që diagnostikimi i hershëm, i zgjat jetën pacientit nga 5 deri në 8 vjet.

Ligjvënësit australianë kanë marrë për bazë hulumtimet që Ademi ka udhëhequr dhe bazuar në arritjet e saj shkencore, duke filluar nga ky vit, ata që janë në rrezik të çrregullimit gjenetik të shkaktuar nga nivelet e larta të kolesterolit, që çon në sëmundje kardiovaskulare të hershme, do të kenë qasje të re në ekzaminimin e financuar nga shteti i Australisë që nga fëmijëria e hershme.