Zbulim i jashtëzakonshëm historik në Himarë (FOTOT)

29

Një varreze tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë (shek. XV-XII p.Kr) është zbuluar në Himarë.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë, së bashku me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore kanë zbuluar një varrezë tumulare të periudhës së Bronzit të Vonë (shek. XV-XII para Erës Sonë) në Himarë.

Varreza u zbulua fillimisht në vitin 2018, në shtratin e përroit të Korramit, në verilindje të qytetit jonian.

Në pranverën e vitit 2018, me qëllim dokumentimin e varrezës dhe shpëtimin e materialit arkeologjik nga gërryerja e përroit, u krye faza e parë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, gjatë së cilës u zbulua një tumë e periudhës së Bronzit të Vonë dhe disa varre ciste.