Zbulim i rrallë prane fshatit Ploce ne Vlore, varr herbe që daton në shekullin II-III

3

Zbulohen struktura monumentale të shekullit të 2 ose të 3-të para krishtit në parkun arkeologjik të Amantias, pranë fshatit Ploce në Vlorë.

Këto zbulime kanë rëndësi të veçantë historike për shkak të arkitekturës dhe periudhës që i përkasin.

Drejtori i monumenteve te kulturës në Vlorë, Orges Feimi, i ka konsideruar këto zbulime me vlera të jashtëzakonshme për historinë dhe zonën.

Sipas tij do të kryhen të gjitha proçedurat e nevojshme për dokumentimin e tyre.

Strukturat monumentale kanë elemente unikale në tekniken e ndërtimit të tyre.

Sipas zbulimeve ato u perkasin banorëve qe kanë jetuar në këtë zonë dhe kryesisht familjeve të pasura.