Zbulim për kurimin e dhimbjes kronike, këta janë fituesit e Nobelit në Mjekësi

62

Çmimi Nobel në Mjekësi për vitin 2021 iu dha David Julius dhe Ardem Patapoutian.

Dy studiuesit u shpërblyen për zbulimin e receptorëve në bazën e prekjes dhe mekanizmat që rregullojnë perceptimin e të ftohtit dhe nxehtësisë.

Hulumtimi i tyre gjen aplikime në trajtimin e dhimbjeve kronike.

Dy shkencëtarë amerikanë kanë zbuluar se si lëkura jonë mund të perceptojë temperaturën e objekteve. Kjo do të thotë, se si i nxehti dhe i ftohti perceptohen dhe transmetohen në tru përmes nervave.