Një amulet argjendi 1800-vjeçar, e zbuluar në Frankfurt, është cilësuar si dëshmia më e vjetër e krishterimit në veri të Alpeve. Gjetja përmban një mbishkrim latin që shpall Jezu Krishtin “Biri i Perëndisë” dhe përmend Shën Titin.
E zbuluar në vitin 2018, kjo relike ishte e palexueshme deri tani, por ekspertët përdorën tomografinë kompjuterike (CT) për të rikrijuar dhe deshifruar tekstin. Studimi ka potencialin të ndryshojë historinë e përhapjes së krishterimit në Evropë, duke e kthyer datën me 50 deri në 100 vjet më herët.
Studiuesit besojnë se amuleti ishte mbajtur nga një i krishterë i devotshëm për mbrojtje, në një kohë kur besimi ishte ende i persekutuar. Ky zbulim historik është një mundësi e rëndësishme për studime të mëtejshme në arkeologji dhe teologji.
Referenca: ata.gov.al