Zbulimi i shkencës, super-Wireless nga drita

33

Nga drita mbërrin super Wireless që është 100 herë më i fuqishëm dhe efikas. Ky avancim teknologjik bazohet mbi një çip që bën të mundur ndarjen e rrymave të dritës edhe nëse janë të mbivendosura dhe nëse forma në të cilën mbërrijnë në destinacion është e ndryshuar dhe e panjohur.

Çipi që do përdoret dhe bën të mundur këtë gjë, është në silic, vetëm 5 mm, është i pajisur nga shumë antena mikroskopike optike dhe i manipulon duke i drejtuar nëpërmjet një rrjeti interferometrësh të integruar. Në këtë mënyrë duke eleminuar interferencat mes brezave të dritës ky çip arrin të menaxhojë një sasi informacioni të paktën 100 herë më të lartë se teknologjia aktuale e sistemeve ëireless me kapacitet të lartë.

Eksperimentimi i kësaj teknologjie të re është kryer nga një bashkëpunim mes disa universiteteve, Politekniku i Milanos, Sant Anna e Pizës, Universiteti kalifornian Stanford dhe ai britanik Glasgow në kuadër të projektit europian Superpixel dhe studimi është publikuar në revistën “Light: Science and Applications”.