Zbulohen gjurmë banesash 7600-vjeçare në Lin, mendohet të jetë më e madhja në Ballkan

151

Në javën e katërt të ekspeditës në Lin të Pogradecit, arkeologët kanë rënë në gjurmë të zbulimeve të reja. Vendbanimi afro 7600-vjeçar palafit, në këtë zonë, mendohet të jetë më i madhi në Ballkan. Arkeologu nënujor Ardian Anastasi rrëfen për zbulimet më të fundit

Zbulimet qartësojnë historikun e vendbanimeve prehistorike palafite në Lin të Pogradecit, deri në afro 7600 vite më parë.

Mostrat janë çuar në laborator, e pritet të hedhin dritë rreth mënyrës së jetesës së banorëve të hershëm, në këtë vendbanim të konfirmuar si arkeologjik.

Vendbanim palafit është gjendur edhe në pjesën maqedonase, por shtrirja e tij në zonën e Linit, mund të përbëjë vendbanimin më të madh edhe më gjerë në Ballkan. Ekspedita po mbahet nga Instituti i Arkeologjisë shqiptare dhe Universiteti i Zvicrës e në përfundim të saj, synohet të rindërtohet palafiti në një rreze prej 30 km.