Zbulohen monedhat e arta 1 100-vjeçare në Izrael

25

Dy arkeologë vullnetarë zbuluan një amforë me monedhave të lashta të arta, ndërsa punonin në një vendgërmimi në Izrael, konfirmuan sot shkencëtarët.

“Vullnetarët gjetën 425 monedha ari të groposura rreth 1 100 vjet më parë”, njoftuan Liat Nadav-Ziv dhe Elie Haddad, shkencëtarë në Autoritetin e Antikiteteve të Izraelit (IAA).

“Monedhat ishin në gjendje të shkëlqyer, sikur të ishin groposur së fundmi”, theksuan shkencëtarët.

Robert Kool, një ekspert i monedhave në IAA, tha se monedhat ishin prej ari të pastër dhe peshonin 845 gramë në total.

Shumica e monedhave datojnë nga fundi i shekullit të IX-të, një kohë kur Kalifati abasid mbulonte territorin nga Persia në Afrikën e Veriut, me Bagdadin në qendër të tij.