Zbulohen rrënojat e një ure 2200 vjeçare në Sulzotaj të Divjakës

257

Stina e thatë dhe mungesa e reshjeve ka ndikuar në rënien e nivelit të lumit Shkumbin. Ku për pasojë në sipërfaqe kanë dalë rrënojat e një ure antike. Për urën nuk ka shumë të dhëna, tek tuk e ndeshim në ndonjë rresht tek libri Apolonia e Ilirisë shkruar nga  Z. Neritan Ceka, i cili na jep vetëm moshën e saj diku mes shekujve. II – I p. Kr. Vlen të theksohet se ndonjë studim i veçantë për këtë urë nuk është botuar ende dhe se dalja në sipërfaqe e rrënojave na jep mundësinë e artë për njohje dhe dokumentim e plotë të saj. Nuk do ishte e tepërt nëse rrënojat e kësaj urë të përfshiheshin si destinacion turistik për zonën e Divjakës.

Rrënojat e urës ndodhen në lindje të fshatit Sulzotaj tek vendi i quajtur “Pylli Taçes”. Prej saj ruhet vetë shpatulla jugore dhe një këmbëz. Për shpatullën veriore nuk mund ta themi me siguri nëse ajo ruhet apo jo për shkak të bimësisë dhe vendit tepër të thepisur.