Zbulohet epiqendra e lashtë e industrisë së perlave, daton para qytetërimit islamik

3

Një grup arkeologësh në Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan të hënën se kishin gjetur atë që besohet të jetë një nga qytetet më të vjetra në Gjirin Persik që merrej me industrinë e perlave.

Vendbanimi antik, që daton para qytetërimit islamik në ato territore, ndodhet në ishullin Sinniyah, në pjesën lindore të emiratit Umm al-Quwain.

Sipas Departamentit të Turizmit dhe Arkeologjisë së emiratit në fjalë, qyteti me sipërfaqe 12 hektarë ka funksionuar plotësisht si i tillë në fund të shekullit VI dhe deri në mes të shekulli VIII.

Sipas kërkuesve ai mund të ketë qenë një ndër qendrat e banuara më të vjetra në territorin që sot përbën Emiratet e Bashkuara Araba dhe besohet që në të të kenë jetuar mijëra banorë, shumë prej të cilëve merreshin me industrinë e perlave.