Zbulohet kafsha më e lashtë në planet

139

Gjenden gjurmë të kafshës më antike të zbuluar ndonjeherë deri më sot. Është e ngjashme me sfungjerët e detit dhe ka jetuar rreth 660-630 mln vjet më parë, të paktën 100 mln vjet para epokës Kambriane gjatë së cilës u shfaqën për herë të parë pjesa më e madhe e kafshëve kryesisht të ujit.

Zbulimi i jashtëzakonshëm është bërë nga kërkuesit e Universitetit të Kalifornisë nën drejtimin e Alex Zumberge. Sipas këtij të fundit, nuk kemi të bëjmë me një fosil, por me molekula të cilat kanë mbërritur deri më sot.

Bëhet fjalë për një përbërje që prodhohet ekskluzivisht nga sfungjerët dhe këto gjurmë molekulare janë gjetur në shkëmbinj të ndryshëm në Oman, Siberi dhe Indi.

Kjo është prova e parë që këto gjallesa shumë qelizore popullonin detet antike të Tokës të paktën 635 mln vjet më parë. Studimi i rëndësishëm është publikuar në revistën Nature Ecology & Evolution.