Zbulohet mozaiku i lashtë që përshkruan mrekullinë e Jezusit

51

Një mozaik shumëngjyrësh që u zbulua në një kishë të lashtë në Izrael duket se përshkruan mrekullinë e Jezus Krishtit, e cila sipas bibles thuhet se ka ndodhur në zonat aty pranë.

Zbulimi u bë te “Kisha e Djegur”, në Hipos, një vend arkeologjik rreth 1.5 kilometra në jug të detit të Galilesë.

Kisha është ndërtuar rreth 1500 vite më parë, dhe u shkatërrua në shekullin e shtatë të erës sonë, nga nj zjarr.

Kisha u zbulua pjesërisht rreth 10 vite më paër dhe tani është gërmuar plotësisht nga një ekip arkeologësh të universitetit të Haifas.

Një mozaik që u zbulua tregon dy peshq dhe pesë bukë, të cilat përputhen me historinë e Jezusit që ushqen 5000 personat përmes shumimit të tyre.