Zbulime të Reja në Rigjenerimin e Zemrës
Për trajtimin e dëmtimeve kardiake, studimet e fundit sjellin një perspektivë premtuese. Një proteinë, Hmga1, e identifikuar te peshku zebra, është treguar e aftë të rigjenerojë indin e zemrës pas një dëmtimi. Peshku zebra mund të riparojë zemrën e vet në rreth dy muaj, një aftësi që mungon te njerëzit dhe minjtë.
Në eksperimentet laboratorike, shkencëtarët përdorën Hmga1 për të stimuluar rigjenerimin kardiak te minjtë, duke treguar rezultate të suksesshme.
Ky zbulim, i publikuar në “Nature Cardiovascular Research”, mund të hapë rrugën për trajtime të reja të sëmundjeve të zemrës dhe rikuperim pas atakeve kardiake. Studimi u krye nga shkencëtarë të Institutit “Hubrecht” në Utrecht, duke ofruar shpresë për një qasje biologjike në riparimin e zemrës njerëzore.
Referenca: ata.gov.al