Zbulohet vendbanimi neolitik në Liqenin e Ohrit, daton para 8 mijë vitesh

39

Një vendbanim antik në brigjet e Liqenit të Ohrit është mijëra vite më i vjetër nga sa mendohej më parë.

Zbulimi është bërë nga një grup studiuesish zviceranë, të cilët kanë kryer datimin me radiokarbon të 800 shtyllave të drurit, të gjetura në fund të liqenit. Ata kanë arritur të hedhin poshtë pretendimet e mëparshme se ky vendbanim datonte në vitin  1.000 pes.

Vendbanimi që ndodhet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tashmë është provuar se ka qenë i banuar nga mesi i Mijëvjeçarit të 5-të deri në Epokën e Bronzit (Mijëvjeçari i 2-të).

Sipas Studiuesve nga Universiteti i Bernës, datimi u bë i mundur për shkak se druri ishte i privuar nga oksigjeni nën ujë, duke i rezistuar algave apo erozionit bakterial. Nivele të tilla të ruajtjes janë gjetur më parë vetëm në rajonet alpine.

Pranë drurëve që u morën për analizë, u gjetën edhe bimë të kultivuara.

Në një njoftim për shtyp, Universiteti thotë se zbulimi është me rëndësi të veçantë pasi kjo zonë ka luajtur një rol kyç në përhapjen e bujqësisë.

Klasifikimi i saktë kronologjik, nga ana tjetër, hapi mundësi të paimagjinueshme interpretimi për gjurmët e gjetura të popullimit të hershëm të Liqenit të Ohrit. Nën shtratin e sotëm të liqenit fshihet një e ashtuquajtur shtresë kulturore, e cila përbëhet kryesisht nga material organik dhe është e trashë deri në 1.7 metra. Ndër të tjera, kjo shtresë mbetjet e grurit të korrur, bimëve të egra dhe kafshëve, të cilat mund të japin përfundime mbi zhvillimin e bujqësisë. Në Ballkan, fermerët e sapoardhur u përballën me kushte klimatike relativisht të ftohta dhe të lagështa, të cilat i detyruan ata të përshtatnin praktikat bujqësore në përputhje me rrethanat.

Studiuesit, të cilët e kryen kërkimin e tyre si pjesë e programit EXPLO të Këshillit Evropian të Kërkimit “Eksplorimi i dinamikës dhe shkaqeve të ndryshimit të përdorimit të tokës parahistorike në djepin e bujqësisë evropiane”, tani shpresojnë që zonës t’i jepet statusi i mbrojtjes kulturore.