Zbuloni pse në Holandë nuk thonë kurrë “më fal”

49

Biçikletat, kafenetë, mullinjtë me erë apo tulipanët janë vetëm disa nga tiparet karakteristike të Holandës, për të cilat ky vend njihet në mbarë botën. Megjithatë, ka edhe shumë aspekte të panjohura të shoqërisë holandeze.

Një prej tyre është stili i tyre i komunikimit, i veçantë dhe i diferencuar nga shoqëritë e tjera. Për shembull, në Holandë zakonisht nuk thonë “më fal”. Duke folur për BBC, trajnerja ndërkulturore Saskia Maarse komentoi vlerat themelore të shoqërisë holandeze dhe një prej tyre është se holandezët njihen se janë të drejtpërdrejtë, që do të thotë se “mesazhet e tyre janë të qarta dhe të sakta”.

Për më tepër, ajo diferencoi mënyrën e komunikimit në krahasim me shoqëritë e tjera, në të cilat stili i komunikimit është indirekt dhe u bazua në shoqërinë britanike si shembull: “Stili britanik, për shembull, ka shumë mirësjellje, diplomaci dhe takt. Në Holandë ka më shumë transparencë, ndershmëri dhe çiltërsi”.

Ben Coates, një britanik që jeton në Holandë dhe autor i librit “Pse holandezët janë ndryshe”, trajton në librin e tij sjelljen e shoqërisë holandeze dhe disa histori nga ky vend: “Ata i thonë gjërat ashtu siç janë, nuk “i bien nga Kina”. Pavarësisht nëse ajo që thonë është një kritikë ose një refuzim për një ftesë të caktuar”.

Një aspekt tjetër themelor që vlerësohet shumë nga holandezët është ndershmëria. Vetë Coates sqaroi se në asnjë rast qëllimi i popullsisë së vendit nuk është të ofendojë me komentet e tij, pavarësisht sinqeritetit të plotë: “Është e rëndësishme për ta të jesh i sinqertë dhe ndërsa shumë prej nesh e interpretojnë këtë si sjellje të vrazhdë, nuk është qëllimi i tyre të tregohen të vrazhdë”.