Zbuloni sa makina elektrike ka në Shqipëri, shmangen disa pagesa për të nxitur përdorimin e tyre

100

Flota e mjeteve green (elektrike dhe hibride) arriti 3064 në fund të muajit korrik, duke shënuar rritje me 153 herë ose 3044 mjete, krahasuar me vitin 2012, kur numëroheshin vetëm 20 të tilla.

Gjithsej, sipas DPSHTRR në fund të muajit korrik janë 1208 mjete elektrike në qarkullim. DPSHTRR informoi se 347 mjete 100 % elektrike janë regjistruar për herë të parë në 7-mujorin janar-korrik të këtij viti.

Me qëllim nxitjen e përdorimit të mjeteve elektrike, nga nëntori 2019, DPSHTRR rimburson çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë, duke zeruar për qytetarin kontrolli fizik; lejen e qarkullimit; certifikatën e pronësisë; targat, që në total llogariten 5,600 lekë.

Gjithashtu, mjetet elektrike u përjashtuan nga pagesa e TVSH-së. Në total nga 2019 deri tani qytetarëve u janë kursyer 588 milionë lekë nga regjistrimi me tarifa zero dhe nga heqja e TVSH-së.