Zëri i Ajnshtajnit pjesë e inteligjencës artificiale/ Do të mund të pyesni ‘babain’ e relativitetit për çdo gjë

18

Albert Einstein vjen dixhital, dhe zëri i tij do të sintetizohet për t’u huazuar në një program të inteligjencës artificiale. Ky është rezultat i eksperimentit të dy kompanive të cilat, duke i dhënë jetë zërit të babait të relativitetit të përgjithshëm, synojnë të hedhin bazat e bisedave ndërvepruese midis qenieve njerëzore dhe inteligjencës artificiale.

Të dy kompanitë, Aflorithmic, një kompani e prodhimit të përmbajtjes audio, dhe UneeQ, e cila merret me ndërtimin e platformave dixhitale, kanë bashkuar përpjekjet e tyre për të krijuar një prototip të inteligjencës artificiale.

Qëllimi, ata shpjegojnë, “është t’u ofrojë përdoruesve mundësinë për t’i bërë platformës dixhitale pyetje praktike në lidhje me jetën dhe shkencën e Ajnshtajnit, ashtu si të ishin duke biseduar me fizikantin e famshëm”, specifikojnë ata.

Të dy kompanitë sqarojnë se ata kanë zgjedhur figurën ikonike të Ajnshtajnit “për reputacionin e tij si një gjeni, për të cilin shumë do të donin t’i bënin pyetje nëse mund ta kishin takuar atë personalisht”.