Zerimi i tatimfitimit/ Përfitojnë 111 mijë biznese në të gjithë vendin

9

Nismat e fundit fiskale, si ajo e zerimit të tatimfitimit për bizneset deri në 14 milionë lekë, dhe heqja e TVSH për çdo biznes deri në 10 milionë lekë, është një çlirim për sipërmarrjen.

Me lehtësitë e ndërmarra së fundmi dhe që hyjnë në fuqi në 1 janar të vitit të ardhshëm, biznesi i vogël në vend është çliruar plotësisht nga tatimfitimi dhe TVSH-ja, duke i dhënë një frymëmarrje të re aktivitetit të tyre të përditshëm.

Nga heqja e TVSH për bizneset me xhiro nën 10 milionë lekë, përfitojnë mbi 46 mijë biznese në gjithë vendin, nga të cilat mbi 21 mijë janë të Tiranë. Ndërsa numri i bizneseve që përfitojnë nga zerimi i tatimfitimit është 111 mijë biznese në të gjithë vendin, nga të cilët afro 45 mijë biznese në kryeqytet.