Zero kontrolle/ Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës

17

Qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria prej 8 ditësh po kalojnë në pikat kufitare të dy vendeve pa qenë nevoja të regjistrohen.

Në 20 qershor qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nënshkruan marrëveshjen për heqjen e kontrolleve në kufi për festat zyrtare e fundjavave.

Marrëveshja mes dy shteteve ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky vendim ka shmangur radhët në dogana.