Zero taksa, regjistrohen për herë të parë 205 mjete elektrike në Shqipëri

23

Importi i mjeteve të vjetra ka vijuar trendin rënës.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor janë importuar 5 956 mjete të regjistuara për herë të parë me vit prodhimi mbi ose 2011.

“Gjatë periudhës janar-qershor është ulur importi i mjeteve të vjetra. Janë 5 965 mjete të regjistruara për herë të parë me vit prodhimi mbi ose 2011/ euro”, bën të ditur DPSHTRR-ja.

Po ashtu, u regjistruan për herë të parë 205 mjete elektrike.

DPSHTRR thekson se ka zeruar tarifat për regjistrimin e mjeteve elektrike green, duke i kursyer qytetarëve në total 7 500 lekë.

“Falë politikave për zerimin e tarifave për regjistirmin e mjeteve elektrike green dhe akteve normative u kemi kursyer qytetarëve 1.5 milionë lekë në 6-mujorin e parë të vitit”, shprehet DPSHTRR.