Zgjerohet rrjeti i kabineteve të reja dentare në shkollat e vendit

12

Në shkollat e vendit ekipet e kujdesit shëndetësor po vijojnë punën për pajisjen me kabinetet e reja dentare.

Pas njësive të reja të dentistrisë në shkolla në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër bëhemi gati të zgjerojmë këtë shërbim me investimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në shkolla në Gjirokastër, Krujë, Kukës, Vlorë, Fier, Lushnje, Lezhë, Mat, Dibër, Korçë dhe Berat.

Programi i Depistimit të Shëndetit dhe Kujdesit Dentar për fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç ofron depistimin periodik, edukim shëndetësor për ruajtjen dhe kujdesin e dhëmbëve si dhe shërbime konkrete, si fluorizimi, pastrimi i gurëzave si dhe trajtimet urgjente apo mjekimet e patologjive të indeve të buta.

/ata.gov.al