Zgjidhja për shmangien e trafikut, testohet me sukses supermakina fluturuese

22

Një supermakinë fluturuese, e menduar për udhëtim brenda për brenda qytetit dhe që mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 220 km/h, ka realizuar me sukses fluturimin e parë testues në Dubai.

Mjeti i projektuar nga Bellwether Industries quhet Volar eVTOL dhe fluturoi në një lartësi prej 4 metrash, me një shpejtësi 40 km/h.

Mendohet se prototipi i parë i kësaj makine fluturuese do të jetë gati në vitin 2023, ndërsa në treg nuk do të dalë para vitit 2028.

Firma londineze Bellwether Industries thotë: “Ne mendojmë se udhëtimi i njerëzve me makina fluturuese do të jetë i pashmangshëm brenda 10 viteve. Është ideale për përdorim urban”.