Zhvillimi i qëndrueshëm i pyjeve, BB: 229 komunitete rurale menaxhojnë mbi 12 mijë ha pyje

0

Banka Botërore po mbështet, përmes një projekti të saj, menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Shqipëri.

BB bën të ditur se, falë mbështetjes si dhe në bashkëpunim me qeverinë, është arritur që 85 % e shoqatave të përdoruesve të pyjeve dhe kullotave, të vënë nën menaxhim të qëndrueshëm mbi 12 mijë ha pyje në territoret malore rurale të vendit.

Nëpërmjet Projektit të Shërbimeve Mjedisore, mbështetur nga Banka Botërore, 229 komunitete në zona malore rurale në Shqipëri tani menaxhojnë në mënyrë të qëndrueshme 12,320 hektarë pyje dhe kullota.

Sipas BB, përmes punës së tyre është ngadalësuar erozioni në zonat ku veprojnë, është rritur produktiviteti bujqësor dhe pyjor dhe janë reduktuar emetimet e karbonit me rreth 800,000 tonë gjatë 20 viteve të fundit.

/ata.gov.al