Zhvillimi i turizmit, 5 milionë euro investime në Alpet e Shqipërisë

349

Plot 5 milionë euro do të investohen në zonën e Alpeve të Shqipërisë gjatë vitit 2019, në projekte infrastrukturore për të zhvilluar turizmin e zonës.

Për zonën e Alpeve është bërë një nga studimet më të mira dhe janë disa projekte që do të zhvillohen gjatë vitit të ardhshëm nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në zonën e Alpeve të Shqipërisë.

Dy projekte të rëndësishme janë në Pukë dhe Ulëz

Në Vermosh, në Tamarë, në Valbonë do realizohen disa ndërhyrje të rëndësishme

“Koncepti ynë për këtë zonë është një përqasje e re, gjithmonë në funksion të zhvillimit të turizmit. Në këto zonë do të ndërtojmë sheshe, do të hapim shtigje për turistët, do të ndërtojmë disa godina multifunksionale në shërbim të turistëve”, shpjegoi kreu i Fondit Shqiptar te Zhvillimit

Vitin tjetër nis edhe ndërtimi i rrugës së Thethit me gjatësi 20 km, që financohet nga BERZH.