Zogaj, thesari turistik i Shkodrës

8

Fshati Zogaj, 3-4 km përtej Shirokës, Shkodër, është i njohur prej shekujsh për peshkimin, bimët mjekësore, natyrën e virgjër dhe veçanërisht për klimën alpine.

Ky fshat kufizohet nga veriu me liqenin e Shkodrës, nga jugu me malin e Taraboshit, nga lindja me lumin Buna dhe nga perëndimi me kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Zogaj është i njohur si një fshat i vjetër peshkimi dhe së bashku me Shirokën janë ndër zonat më të bukura të Shqipërisë së Veriut. Kjo zonë shquhet edhe për prodhimin e qilimave tradicionale, traditë e cila vijon të ruhet me fanatizëm nga gratë e zonës. Punimet me endje me kalimin e viteve janë kthyer në të preferuar nga turistët.

Zogaj është i njohur jo vetëm për peshkimin, bimët mjekësore, natyrën e virgjër dhe klimën alpine, por dhe për gatimet tradicionale. Këtu mund të gjeni tavën e famshme të krapit, gatimin tradicional të këtij peshku, të cilin banorët e ruajnë me fanatizëm.

Kjo zonë të jep shumë mundësi argëtimi, sepse ka ujëra të pastër dhe një natyrë të paprekur.

Plazhet e zonës që janë publike, skela që shërben si trampolinë, varkat që mund të merren me një çmim simbolik për të lundruar dhe shtëpitë e vjetra që mund të shërbejnë si bujtina; janë atraksionet dhe mundësitë ideale për të bërë pushime të lira dhe të mrekullueshme.

/ata.gov.al