Zona e “Brrylit”, rehabilitohen trotuaret e urës

112

Të gjithë banorët e zonës së Brrylit në kryeqytet, tashmë do të kenë trotuare të rehabilituara në urën që lidh dy akset përkrah lumit Lana.

Trotuari në urën tek Brryli i është nënshtruar rikontruksionit, për t’i ofruar këmbësorëve një hapësirë më të përshtatshme dhe të sigurtë.

Sakaq, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e gjithë zonës përgjatë lumit të Lanës, nga Brryli deri në Shkozë.